KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 06 maj 2010

‘’KRYESIMI MAQEDONAS 2010’’-LOGO ZYRTARE PËR KRYESIM ME KOMITETIN E MINISTRAVE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Flamuri i stilizuar maqedonas me logon e Këshillit të Evropës, i përcjellë me tekstin në gjuhën maqedonase ‘’Kryesimi maqedonas 2010’’, i shoqëruar nga ana e djathtë me logon zyrtare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, është logoja zyrtare nën të cilën Republika e Maqedonisë do të kryesojë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. 

Logoja zyrtarisht u promovua dje në takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili kryesonte në nivelin e ambasadorëve në Strasburg, gjatë sesionit të 120 -të ministror, i cili do të mbahet më 11 maj 2010.

Dokumenti në mënyrë plotësuese mban edhe shënim përkatës të cilësuar në të gjitha dokumentet zyrtare të Komitetit të Ministrave-CM/Inf(2010)19.

Në pajtim me praktikën e vendosur në organizatat ndërkombëtare nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në OKB deri më sot, dokumenti do t’i shpërndahet 46 vendeve-anëtare, me stacionin mbulues në të cilin gjendet referenca e cila shfrytëzohet për kushtëzim të përkohshëm të shtetit, në pajtim me Rezolutën 817 të Këshillit të Sigurisë të vitit 1993, pa kurrfarë ndryshimesh në përmbajtjen e dokumentit, i cili  përmban logon oficiale dhe emërimin në këtë funksion në Këshillin e Evropës si ''Kryesimi maqedonas 2010''.

Prioritetet e kryesimit maqedonas me Komitetin e Ministrave zyrtarisht do të  paraqiten nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, z. Antonio Milloshovski, në sesionin ministror.

a

Na ndiqni në:

Click