KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hanë , 18 tetor 2010

Kryetari i Këshillit Evropian, z. Herman Van Rompuj, nesër në Republikën e Maqedonisë

Kryetari i Këshillit Evropian, z. Herman Van Rompuj, nesër, në kuadër të turneut të tij ballkanike, do ta vizitoj dhe Republikën e Maqedonisë. Në vizitën njëditore në Republikën e Maqedonisë, kryetari i Këshillit Evropian do të realizoj takim me kreun maqedonas shtetëror.

Para fillimit të turneut, z. Herman Van Rompuj, në prononcimin video të tij, qeveritarëve të Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, u porositi se për Ballkanin Perëndimor qëndron hapur vendi në dhomën evropiane.

Kontestet duhet të zgjidhen para vendeve të pranuara në Union dhe se nga ato pritet shumë të punohet.

‘’Na duhen reforma më intensive të gjithëpërfshirëse në sferat kyçe: demokraci, udhëheqje të mirë, të drejta të qytetarëve dhe udhëheqja të së drejtës. Korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar janë kërcënim për stabilitetin  dhe zhvillimin ekonomik. Bashkëpunimi i fortë rajonal doemos duhet të na shpien drejt marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore ‘’theksoi z. Herman Van Pompuj.

Tema të cilat pritet të dominojnë në këto takime janë raporti që pason nga Komisionin  Evropian për përparimin e Maqedonisë, ndërsa pritet të bëhet fjalë dhe për problemin bilateral për emrin e Greqisë.

Njëherit, kryetari i Këshillit Evropian në turne e tij ballkanike do t’i vizitoj dhe Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Shqipërinë.

a

Na ndiqni në:

Click