KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 10 nëntor 2010

Maqedonia i dorëzon Turqisë kryesimin me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës

Më 1097 takimi i Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës, sot në Strasburg, Republika e Maqedonisë e përfundon kryesimin me këtë organizatë panevropiane për mbrojtjen  e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe të drejtës për sundim.

Gjatë muajit të ardhshëm kryesimin do ta bën Republika e Turqisë, ndërsa ministri Turk për punë të jashtme , z. Ahmet Dautoglu, do t'i paraqet prioritetet e vendit të tij deri në maj të vitit 2011.

Nga ana tjetër, në takimin e sotëm, ministri i punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio MILLOSHOVKSI, do të ketë fjalim në të cilën do t’i kushtoj kujdes për kontributin  që vendi në cilësinë e kryesimit e dha për  promovimin e vlerave de standardeve të Organizatës, si dhe për përmirësimin e politikës së saj në skenën ndërkombëtare.

Republika e Maqedonisë si kryesues ishte koncentruar në tre sfera kryesore: Përforcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përforcimin e integrimit me respektimin e dallueshmërive dhe promovimin e bashkëpunimit të rinjve.

Pranim dorëzimi i kryesimit përputhet me shënimin e 15 vjetorit nga aderimi i Republikës së Maqedonisë në Këshillin e Evropës, me rastin e të cilit do të organizohet pritje solemne, në të cilën pritet të jetë i pranishëm sekretari i përgjithshëm i Këshillit, z. Torbian Jagland.

 

a

Na ndiqni në:

Click