KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 10 maj 2010

MAQEDONIA PARA NDËRMARRJES SË KRYESISË ME KOMITETIN E MINISTRAVE DHE KËSHILLIT TË EVROPËS

Nesër, më 11 maj , Republika e Maqedonisë do  ta ndërmarrë kryesinë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për gjashtë muajt e ardhshëm.  Kjo do të ndodh në Strasburg në fund të takimit të ministrave për Punë të Jashtme të vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës. 

Me takimin do të kryesojë shefja e  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, znj.Mishellin Kallmi-Rej, e cila do ta paraqesë raportin për arritjen e vendit të saj gjatë kryesimit në gjashtë muajt  e fundit, përderisa ministri i  Punëve të Jashtme i Maqedonisë , z. Antonio Milloshovski, do t'i paraqesë prioritetet  e programit të Republikës së Maqedonisë. 

Logoja zyrtare me të cilën do të kryesojë vendi ynë është ''Kryesia maqedonase 2010'', e cila u promovua më 5 maj.

Përndryshe, në rendin e ditës së takimit do të gjenden këto pika: Përcjellja e konfederatës në nivel të lartë për të ardhmen e Gjykatës Evropiane për Të Drejtat e Njeriut , masat e ndërmarra nga ana e Këshillit të Evropës pas konfliktit të Gruzisë, marrëdhëniet ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Unionit Evropian dhe procesi i reformave të Këshillit të Evropës dhe roli i tij strategjik dhe përgjegjësia.

 

a

Na ndiqni në:

Click