KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



Е enjte,11 nëntor 2010

Maqedonia tregoi sukses diplomatik në kryesimin me Komitetin e ministrave të KE-së

Republika e Maqedonisë tregoi sukses të madh diplomatik për rolin  të cilin e udhëhoqi KE-së në Evropë në Gruzi, për ndihmën në deblokimin e procesit paqësor në rajonin e Osetisë Jugore, si dhe për mënyrën në të cilin arritën të kenë pëlqim te të gjithë 47-të vendet anëtare të KE-së rreth miratimit të Deklaratës së Romëve nga Strasburgu , ishte vlerësuar në takimin djeshëm të Komitetit të ministrave të KE-së, kur vendit tonë i dorëzuan rolin e kryesimit Republikës së Turqisë.

‘’Kryesimi paraqiste nder, përpjekje dhe detyrim për Maqedoninë. Treguam pjekuri dhe kapacitet të udhëheqim me këtë institucion me program të mirë dhe ide për reforma në Këshillin e Evropës’’, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, z. Antonio Milloshovski.

Gjatë dorëzimit simbolik të çelësit të takimit në Strasburg, kolegu i tij turk, z. Ahmet Davutoglu, u faleminderua për kryesimin e suksesshëm të Republikës së Maqedonisë me organizatën me të vjetër panevropiane për mbrojtjen e drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimin e së drejtës.

Me fjalë miradije për kryesimin maqedonas  u shprehën dhe kryetari i AP të KE-së, z. Mevlud Çaushoglu dhe sekretari i përgjithshëm i KE-së, z.Torbjorn Jagland.

Shefi i diplomacisë maqedonase na rikujtoi në aktivitetet të cilat kryesimi maqedonas i realizoi në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa të cilat ishin të fokusuar në forcimin e mbrojtjes së drejtave të njeriut, forcimin e integrimit  me respektimin e dallimeve dhe promovim të bashkëpunimit të rinjve.

Republika e Turqisë ndau pesë prioritete të cilat do të drejtohet deri në maj 2011 kur do t’ia dorëzoj mandatin Ukrainës, dhe ato janë: Reforma në KE, reforma në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut , forcimin e mekanizmit të pavarur për kontroll, bashkimin e UE-së drejt Konventës së Evropës për të drejtat e njeriut dhe takime për nxitjen e shoqërive multikulturore në Evropë.

a

Na ndiqni në:

Click