KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E premte, 29 tetor 2009

Ndryshime të marrëveshjes së Lisbonës me qëllim stabiliteti financiar

Në samitin dyditor të Unionit Evropian, i cili filloi dje në Bruksel dhe i cli përfundoi disa orë pas mesnatës, liderët e vendeve -anëtare të UE-së e pranuan Planin Aksionar për ndryshim të vogël në Marrëveshjen e Lisbonës, lidhur me vendosjen e mekanizmit të përhershëm të krizave për stabilitet financiar të eurozonës.

Me planin e ri parashihet mbikëqyrje e forcuar mbi politikën ekonomike të vendeve nga eurozona  Qëllimi i ndryshimit është krijimi i rrjetit të përhershëm për siguri, në rast të ngarkimit me borxh siç është shembulli i fundit me kolapsin ekonomik të Greqisë.

Megjithatë, ndryshimet do të jenë minimale, me qëllim  të hiqet votimi në çdo vend-anëtarë individualisht.

Kryetari i Këshillit Evropian, z. Herman Van Rompuj, njoftoi se vendimi përfundimtar lidhur me ndryshimet do të jetë miratimi i samitit të dhjetorit,ndërsa duhet të realizohet deri në mesin e vitit 2013.

a

Na ndiqni në:

Click