KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 21 janar 2010

NIKIFOROS DIJAMANDUROS – AVOKAT EVROPIAN I POPULLIT

Parlamenti Evropian e rizgjodhi z. Nikiforos Dijamanduros nga Greqia për avokat evropian i popullit deri më 2014, z. Dijamanduros, i cili është në këtë pozitë prej vitit 2003, e mori përkrahjen e 340 eurodeputetëve gjatë votimit  të fshehtë të djeshëm në Strasburg.  Dy kandidatët e tjerë për këtë funksion ishin z. Pjer Iv Mone nga Belgjika, i cili mori 289 vota dhe z. Vitorio Botoli nga Italia, për të cilin votuan 19 eurodeputetë.

Z. Dijamanduros në mesin e prioriteteve të veta, e theksoi garancinë  se Unioni Evropian qytetarëve do t’ua sigurojë beneficionet e premtuara me Marrëveshjen e Lisbonës, më pas përforcimin e dialogut konstruktiv me institucionet dhe organet e UE-së, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët përmes shfrytëzimit më efikas të resurseve, bashkëpunim më të afërt me avokatët nacionalë dhe rajonalë të popullit, si dhe komunikim më efikas me qytetarët.

Përndryshe, funksioni Avokat Evropian i Popullit ekziston prej vitit 1995 dhe ka për qëllim që t’i hulumtoj rastet e menaxhimit të keq nga ana e institucioneve evropiane, duke përfshirë edhe mungesën e transparencës dhe refuzimit për dorëzimin e informatave ose dokumenteve.

a

Na ndiqni në:

Click