KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



Е premte, 22 tetor 2010

Përfundoi sesioni plenar katërditor i Europarlamentit

Në sesionin e tetorit të Parlamentit Evropian, i cili u mbajt më 18 deri në 21 tetor në Strasburg, në mes tjerash, ishe ngritur kampanjë për luftë kundër varfërisë, me miratimin e rezolutës për të ardhurat minimale dhe u dha përkrahje për krijimin e shërbimit për punë të jashtme të Unionit Evropian.

Në mbledhje fjalim të tyrin mbajti sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki mund, i cili i dha aksent tre qëllimeve themelore: luftës kundër varfërisë, ndryshimeve klimatike dhe çarmatimit nuklear.

Gjithashtu, para eurodeputetëve u drejtua dhe kryetari i Parlamentit, z.Jerzhi Busek, i cili bisedoi për tejkalimin  e krizës ekonomike, për solidaritetin ndërmjet vendeve-anëtare të UE-së dhe ndryshimeve institucionale.

Gjatë sesionit katërditor ishte miratuar raporti për formimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për tejkalimin e krizës financiare, ekonomike dhe sociale.

Anëtarët e Europarlamentit thirrën në rritjen e investimeve në hulumtimet shkencore, inovacioneve, arsimit dhe energjetikës. U miratuan rregulla të reja për mungesë gjatë pushimit të lindjes, i cili ishte vazhduar nga 14 në 20 javë me rrogë të plotë, ndërsa për baballarët së paku dy javë mungesë me pagesë.

Në ditën e fundit të javës ishte ndarë edhe çmimi '’Saharov’’prë lirin e shprehjes së mendimit disidentit kubanez Gilermo Farinas.

 
 
 
 

a

Na ndiqni në:

Click