KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E marte, 9 nëntor 2010

PËRFUNDON KRYESIA E MAQEDONISË E KOMITETIT TË MINISTRAVE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Në mbledhjen e nesërme të Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës në Strazbur, Republika e Maqedonisë do t'ia dorëzojë Republikës së Turqisë kryesinë me organin udhëheqës të organizatës më të vjetër pan-evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, z. Antonio Milloshovski, si kryesues i Komitetit të Ministrave, do t'i prezantojë të gjitha ato aktivitete të cilat vendi ynë i ndërmori gjatë kryesisë gjashtë-mujore.

Në Fokusin e kryesisë maqedonase ishin tri fusha kryesore: mbrojtja e të drejtave të njeriut, dialogu ndërkulturor dhe inkuadrimi i të rinjve në jetën shoqërore.

Kryesuesi i ardhshëm i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, z. Ahmet Davutoglu, do t'i prezantojë prioritetet e kryesisë së vendit të tij deri në maj 2011, kur kryesinë do ta merr Ukraina.

a

Na ndiqni në:

Click