KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 10 nëntor 2010

Raporti vërtetoi se Maqedonia është e përgatitur për bisedimet aderuese

‘’Ky raport vërteton se vendi është i përgatitur për fillimin e bisedimeve aderuese. Këto bisedime do t'i ndihmojnë që të ballafaqohet me sfida të rëndësishme, siç është sundimi i së drejtës dhe administrata publike, si dhe rritja e konkurrencës dhe zvogëlimin papunësisë. Pres që kjo çështje për emrin mund të jetë zgjidhur dhe do të mund ta fillojmë këtë proces i cili është me rëndësi të veçantë për të ardhmen e shtetit’’-kumtoi eurokomesari për zgjerim, z.Shtefan File, në pres -konferencën e djeshme në Bruksel, duke sqaruar edhe Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.

Lidhur me kriteret politike, në Raport thuhet se Republika e Maqedonisë vazhdon me plotësimin e kënaqshëm të kritereve politike. Koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm dhe ka bashkëpunim ndërmjet forcave politike që e përbëjnë. Progres i konsiderueshëm është bërë në pikëpamjet të reformave në Kuvend, polici, gjykatë, administrata publike  të drejtat kulturore dhe drejtat e pakicave.

Janë të domosdoshme angazhime plotësuese në më shumë sfera të lidhura me kriteret politike, veçanërisht lidhur me pavarësinë e gjykatave, reformave në administratën publike, lirin e shprehjes së mediumeve. Është i nevojshme përforcimi i dialogut politik.

Zbatimin e legjislacionit në praktik është me rëndësi qenësore. Marrëveshja e Ohrit ngelet element kyç për demokracinë dhe sundimin së drejtës dhe demokracisë, theksohet në  Eurokomision.
‘’Vendi vazhdon që t’i plotëson detyrimet nga Marrëveshja për stabilizim asocim dhe  KE propozoi hyrjen  në fazë të dytë në procesin e asocimit'', përmendet në Raport.

Lidhur me kriteret ekonomike, Republika e Maqedonisë vazhdon mirë të përparoj. Në disa sfera është bërë progres i mëtutjeshëm drejt krijimit të ekonomisë funksionale të tregut, zvogëlimin e barrierave tregtare.

Që të mund në afat të mesëm të bartet me konkurrencën dhe presionin tregut në UE, janë të domosdoshme reforma të mëtutjeshme për përforcimin e sistemin juridik dhe zvogëlimin e dobësive të regjistruara strukturale. Politika monetare dhe fiskale është e qëndrueshme , balancimi i shkëmbimit të jashtëm tregtar është përmirësuar dhe ka rritje të vogël të eksportit, ndërsa zvogëlim të importit.

Problemi ngelet shkalë e lartë e papunësisë, veçanërisht ndërmjet të rinjve dhe njerëzve më pak të arsimuar. Është arritur përparim lidhur me tejkalimin e dobësive institucionale dhe zvogëlimin e barrierave tregtare, të disa dobësive në sundimin e së drejtës dhe më tutje kanë ndikim negativ në biznes -klimën dhe investimet e huaja të drejtpërdrejta, thuhet në Raportin e KE-së. 

Lidhur me legjislacionin  e UE-së është vërejtur përparim në harmonizimin e legjislacionit, kapacitetit politik dhe administrativ  me UE-në, veçanërisht lidhur me lirin e lëvizjes së mallrave, të drejtën tregtare dhe shërbimet. Gjithashtu, përparim i mirë është bërë në harmonizim me politikat e UE-së në sferën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Në rrjedhë është ballafaqimi me rritjen  e re të kërkesave për azil në vendet-anëtare të UE-së.

Progres  më vogël është arritur në sfera tjera, siç janë furnizimet publike, shoqëri informative dhe mediumet, politika sociale dhe punësimi. Janë të nevojshme angazhime të përhershme për përforcimin e kapacitetit administrativ për zbatimin dhe plotësimin e legjislacionit.  

a

Na ndiqni në:

Click