KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte,11 shkurt 2010, Bruksel

SAMIT JOFORMAL I VENDEVE ANËTARE TË UNIONIT EVROPIAN

Liderët e vendeve anëtare të Unionit Evropian sot do të takohen në samitin joformal në Bruksel, në udhëheqje të kryetarit të ri të Këshillit të UE-së, z. Herman van Rompuj.

Në këtë takim të parë të liderëve, temë kryesore do të jetë politika ekonomike e Unionit, përkatësisht hartimi i strategjisë ekonomike të UE-së për dhjetë vitet e ardhshme, me çka pritet të miratohet në samitin në qershor.

Njëherit, do të bisedohet edhe për rezultatet nga konferenca ndërkombëtare për ndryshimet klimatike të mbajtur në dhjetor në Kopenhagë, për ngjarjet më të reja ndërkombëtare dhe ndihma për të prekurit nga fatkeqësia, në Haiti.

Kryetari i Këshillit të UE-së, z. Herman van Rompuj, deklaroi se këtë takim e konsideron si fillim të procesit të punës së përbashkët më të afërt dhe kontinuitive të shefave të shteteve dhe qeverive për të gjitha çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Unioni dhe shprehu besimin se Këshilli Evropian edhe më tutje rregullisht do t’i shqyrtojë këto tema me qëllim që të sigurojë menaxhim të qartë për zgjidhjen e problemeve.

a

Na ndiqni në:

Click