KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 08 shkurt 2010

SEANCË PARLAMENTARE E EUROPARLAMENTIT

Parlamenti Evropian këtë javë do të mbajë Seancë plenare në Strasburg, në të cilën mes tjerash, do të bëhet fjalë edhe për zgjerimin e Unionit Evropian. Të mërkurën eurodeputet me Komisionin dhe Këshillin do të debatojnë për përparimin që e kanë arritur Maqedonia, Kroacia, Turqia dhe Maqedonia në rrugën drejt anëtarësimit në Union. Është e domosdoshme miratim nga ana e Parlamentit për bashkangjitje të cilitdo vendi të ri në UE.

Nesër, kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, zyrtarisht do ta paraqesë ekipin e tij të ri të Komisarëve dhe do të debatojë për prioritetet e tyre politike, për marrëdhëniet me Parlamentin dhe anëtarët e tij. Europarlamenti me votim do të vendos nëse do ta pranojë përbërjen e re të Komisionit.

Në situatë kur vendet-anëtare tanimë kanë dhënë premtime për zvogëlimin e emisioneve, eurodeputetët do të votojnë për rezolutën për përfundimet nga Samiti për klimën, e cila u mbajt në dhjetor në Kopenhagë.

Përveç kësaj, anëtarët e Parlamentit do të votojnë edhe për marrëveshjen ndërkombëtare ndërmjet UE-së dhe SHBA-së për bartjen e të dhënave bankare të autoriteteve amerikane nga SVIFT-sistemi, në interes të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, pastaj për projekt-ligjin për dhënien e mjeteve nga UE për ripërtëritje dhe zgjerim të fondit social banesor të vendeve-anëtare, si dhe për rezolutat për Haitin, Iranin dhe Jemenin. 
 
 
 
 

a

Na ndiqni në:

Click