KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 08 mars 2010

SEANCË PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Prej 08 deri në 11 mars, Parlamenti Evropian do të mbajë seancë plenare në Strasburg, të cilën do ta hap kryetari i Parlamentit z. Jerzhi Busek, me deklaratë me rastin e Ditës së 99-të ndërkombëtare të femrës-8 Marsi.

Në mbledhje do të bëhet fjalë për punët e jashtme të Unionit Evropian, politikës së saj të sigurisë dhe të mbrojtjes, duke përfshirë edhe financimin e shërbimit për veprimtari të jashtme.

Evrodeputetët do të votojnë dhe për rezolutën nga takimi i liderëve të UE-së, të mbajtur më 11 shkurt në Bruksel, në të cilën u propozua që t’i ndihmohet Greqisë lidhur me krizën e madhe ekonomike, si dhe për planin e ri të Unionit për zhvillim dhe punësim, strategjinë UE 2020.

Në rendin e ditës, ndërmjet tjerash do të gjenden edhe të drejtat e femrave dhe parandalimi i dhunës ndaj tyre, gjendja në Gazë, emancipimi i Romëve, si dhe zvogëlimi i burokracisë në firmat e vogla.


 

a

Na ndiqni në:

Click