KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 13 dhjetor 2010

SEANCË PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Prej 13 deri më 16 dhjetor Parlamenti Evropian do të mbaj seancë plenare, në të cilën, ndër të tjera, do të diskutoj për gjendjen aktuale me ''Vikiliks'', do të votohet për buxhetin e Bashkimit Evropian për vitin 2011 dhe do të debatohet  për raportin vjetor të Parlamentit për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë.

Anëtarët e Europarlamentit do të votojnë për Projekt-Ligjin sipas të  cilave mërgimtarëve legal në BE do t'i mundësohet më lehtë ta përfitojnë  të drejtën e qëndrimit dhe lejes së punës, si dhe të drejtën e barabartë në rrogë, kushteve për punë dhe sigurim social me qytetarët e atjeshëm.

Do të bëhet fjalë dhe për tregtinë me njerëz, në bazë të cilës, sipas ligjit të ri të BE-së, për shkelësit do të ketë ndëshkime më të mëdha, ndërsa viktimat do të marrin mbrojtje dhe ndihmë më të mirë. Viktimave të cilave do t'i lejohet mbrojta  me ligj  në një vend anëtar të BE-së, do të mund  mbrojtjen e këtillë të ngjashme të marrin dhe në rast që të  barten në vend tjetër në kuadër të Unionit.

Të mërkurën do të mbahet dhe ceremonia e ndarjes së çmimit ‘’Saharov’’ për lirin e të menduarit, të cilën sivjet Parlamenti Evropian ia ndau disidentit politik kubanez Gilermo Farinas.

Eurodeputetët do të debatojnë dhe për samitit që vjen në BE, me Kryesimin e Këshillit dhe Komisionit, i cili do të mbahet më 16 dhe 17 dhjetor. Politika Ekonomike do të jetë temë kryesore në takimin e kreut, veçanërisht mekanizmi permanent i krizës për mbrojtjen e eurozonës, ndërsa në Rendin e ditës do të gjendjen dhe marrëdhëniet e BE-së me partnerët strategjik.  

 

a

Na ndiqni në:

Click