KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 18 tetor 2010

Seancë plenare e Parlamentit Evropian

Nga 18 deri më 21 tetor, në Strasburg, Parlamenti Evropian do të mbaj seancë plenare, në të cilin, eurodeputetët, në mes tjerash, do të kërkojnë rritjen e investimeve në hulumtimet shkencore, inovacione, arsim, energjetikë, do të kërkojnë përkrahje për Palestinën, si dhe fillimin e bisedimeve për kornizën aktuale afatgjate dhe mënyra të tjera për financim të buxhetit.

Në pajtim me 17 tetorin, si Ditë për luftë kundër varfërisë në OKB dhe 2010 si Ditë evropiane kundër varfërisë, anëtarët e Parlamentit Evropian do të debatojnë dhe votojnë për rezolutën e cila thirr në të ardhura minimale për të gjithë Unionin Evropian.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, z. Ban Ki –Mun, do të drejtohet para Parlamentit nesër, kur pritet të bëhet fjalë për qëllimet e zhvillimit të mileniumit, luftën kundër varfërisë ndryshimeve klimatike, në takimin e konferencës së dhjetorit në Kankun.

Në seancë të mërkurën , do të votohet për propozimin e Komisionit për të drejtat e grave, të vazhdohet mungesa minimal e pushimit të lindjes në Unionin Evropian nga 14 në 20 javë, me rrogë të plotë. Deputetët e Europarlamentit, gjithashtu, do të propozojnë së paku dy javë mungesë të paguar dhe për baballarët.

Në ditën përfundimtare nga mbledhja në Strasburg, do të zgjidhet fituesi i çmimit ''Saharov'' të cilën Parlamenti Evropian e ndan  për lirin e të menduarit.

a

Na ndiqni në:

Click