KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 05 maj 2010

SESION PLENAR I EUROPARLAMENTIT

Sot dhe nesër në Bruksel, Parlamenti Evropian do të mbaj sesion plenar, në të cilin do të votohet dhe debatohet për disa çështje të cilat nuk u rrumbullakuan në sesionin paraprak në Strasburg, pasi pjesa më e madhe e eurodeputetëve nuk ishin të pranishëm për shkak të kaosit i cili u shkaktua në komunikacionin ajror si rezultat i aktivizimit të vullkanit në Islandë. 

Eurodeputetët do të votojnë për dy rezoluta, njëra për kushtet teknike për miratimin e transferimit bankar të të dhënave në SHBA për luftën kundër terrorizmit me anë të rrjetit SVIFT dhe e dyta për përcaktimin e planit për modelin standard për regjistrim të emrave të udhëtarëve.

Komisioni për Transport do të parashtrojë amendament për ndryshimin e projekt-ligjit, me të cilin vendet anëtare të UE-së, dhe jo udhëtarët, duhet t’i bartin shpenzimet plotësuese të sigurisë në aviacion.

Anëtarët do të votojnë dhe për atë nëse duhet të miratohet menaxhimi financiar i çdo institucioni dhe agjencie të UE-së në vitin 2008, në mënyrë përkatëse të procedurës të njohur si ''amnistimi nga përgjegjësia''.

Sot do të votohet edhe për projekt-rezolutën për përmirësimin e Planit të tanishëm aksionar për marrëdhënien humane ndaj kafshëve, me qëllim që të ketë sa më shpesh inspektime dhe sanksione më të rrepta.

Gjithashtu, në sesionin dyditor do të bëhet fjalë dhe për rritjen e përpjekjeve në luftën kundër kancerit, për promovimin e mënyrës së shëndoshë të jetesës dhe zvogëlimin e rreziqeve në punë, si dhe për investime më të mëdha në fushatat informative. 

Nesër në Parlamentin Evropian do të mbajë fjalim nënkryetari amerikan z. Xho Bajden, si pjesë e vizitës së tij në Evropë.  Njëherit, ky është fjalimi i parë para eurodeputetëve pas 25 viteve nga fjalimi i kryetarit të atëhershëm të SHBA-së, z Ronald Regan, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet UE-së dhe SHBA-së.
 

 

a

Na ndiqni në:

Click