KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 27 prill 2010

SESION PRANVEROR I ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT EVROPIAN

Prej 26 deri më 30 prill në Strasburg mbahet sesion pranveror i Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës, në të cilin, në mes tjerash, do të debatohet për pasojat e krizës ekonomike dhe të ndryshimeve klimatike, për Konventën evropiane për të drejtat e njeriut  dhe për diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe barazisë gjinore.

Në rendin e ditës do të gjenden edhe: Lobimi në shoqëritë demokratike, pasojat nga lufta ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, piraterisë detare, kujtimin e viktimave të urisë së madhe në Bashkimin Sovjetik, dialogu pas-monitorimit  me Bullgarinë, raporti i monitorimit për përparimin demokratik të Malit të Zi etj.

Fjalim të tyrin në sesionin pesëditor do të kenë znj.  Mishelin Kajli Rej, ministre e Punëve të Jashtme e Zvicrës, në funksion të kryesuesit të Komitetit të Ministrave, z. Viktor Janukoviç, kryetar i Ukrainës, z. Tomas Hamarberg, komisar për të drejtat e njeriut të Këshillit Evropian dhe z. Sergej Llavrov, ministër i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse.

 

 

a

Na ndiqni në:

Click