KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 5 janar 2010

SPANJA-VENDI I PARË KRYESUES ME UE PAS HYRJES NË FUQI TË MARRËVESHJES SË LISBONËS

Nga fillimi i Vitit të Ri 2010, Suedia ia dorëzoi Spanjës kryesimin me rotacion me Unionin Evropian. Rimëkëmbja ekonomike, roli i UE-së në botë dhe të drejtat qytetare zënë vend qendror në programin e Spanjës, e cila si prioritet e theksoi përmbushjen e Marrëveshjes së Lisbonës

Në gjashtë muajt e ardhshëm, Spanja, e cila është vendi i parë kryesues me UE-në pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës, do të synojë ta forcojë rolin e Unionit si faktor global, të ketë bashkëpunim të afërt me kryetarin ri të UE-së, z.  Herman Van Pompoj, dhe do të përfshihet edhe në vendosjen e Ministrisë evropiane të Punëve të Jashtme dhe diplomacisë, të udhëhequr nga përfaqësuesja e lartë zonja Ketrin Eshton.

Duke pasur parasysh papunësinë globale, kryesimi spanjoll do t'i kushtojë kujdes edhe në rimëkëmbjen ekonomike. Prioritet do të jenë zbatimi i strategjisë së re evropiane për zhvillim dhe punësim, si dhe përmirësimi i kontrollit të sistemit ndërkombëtar financiar.

Përveç kësaj, Spanja shpreson të arrijë përparim edhe në sferën e sigurisë energjetike, ndryshimeve klimatike dhe emigrimit. Gjithashtu, ky vend konsideron se duhet kushtuar kujdes të veçantë barazisë ndërmjet gjinive.

Marrëveshja e Lisbonës kërkon nga kryesimi spanjoll me UE-në të ketë bashkëpunim të ngushtë me Belgjikën dhe Hungarinë, të cilat janë vendet e ardhshme që do ta marrin kryesimin.   


 

a

Na ndiqni në:

Click