KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 08 mars 2010

STOP DHUNËS NDAJ FEMRAVE

Sot, më 08 Mars-Dita ndërkombëtare e femrave, ministrat e Punësimit dhe Çështjeve Sociale të Unionit Evropian do t’i definojnë instrumentet dhe drejtimet themelore të veprimit të strategjisë së Evropës kundër dhunës gjinore.

Pritet që vendet anëtare të UE-së t’i përkrahin masat speciale, siç është vendosja e vijës së lirë telefonike të UE-së me numër unik -116016, i cili do t’u shërbej femrave të keqtrajtuara që të kenë qasje në informata, ndihmë dhe përkrahje. 

Ministrat, gjithashtu, do të debatojnë për punësimin dhe çështjet sociale në politikën e strategjisë EU 2020.

Propozimi i Komisionit Evropian për dekadën e ardhshme përfshin rritjen e nivelit të punësimin për grup-moshën prej 20 deri në 64 vjet, nga të sotshmit 69% në më së paku 75 %.

Dita ndërkombëtare e gruas është festë ndërkombëtare që shënohet më 08 mars çdo vit. Ajo është dita e luftës së femrave për barazi ekonomike, politike dhe sociale me meshkujt.
 
 

a

Na ndiqni në:

Click