KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 10 shkurt 2010

U MIRATUA PËRBËRJA E RE E KOMISIONIT EVROPIAN

Deputetët e Parlamentit Evropian me 488 vota “për”, 137 “kundër” dhe 72 “të përmbajtur” dje në Strazburg dhanë leje për ekipin e ri 26-anëtarësh të Komisionit Evropian, në krye me kryetarin, z. Hoze Manuell Baroso. Njëkohësisht, ky është mandati i dytë i z. Barosos në krye të Komisionit Evropian.

“Ekipi, të cilin sot e prezantova para jush, është i gatshëm të ballafaqohet me sfidat që paralajmërohen. Ky ekip është përmbledhje e përvojës dhe ideve të reja dhe gjerësisht e pasqyron ndjeshmërinë e Evropës”, deklaroi z. Baroso para eurodeputetëve. 

Rizgjedhjen z. Barosos ia uroi edhe kryetari i Parlamentit Evropian, z. Jerzhi Buzek, i cili njëkohësisht theksoi: “Dua t’i uroj Komisionit të sapozgjedhur dhe kryetarit të tij Baroso. Tani duhet t'u përgjigjen pritjeve të qytetarëve, tani duhet të veprohet”.

Parlamenti Evropian sot do të debatojë edhe për Raportin e eurodeputetit slloven, z. Zoran Taler, për progresin e arritur të Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt UE-së.  

Në Raportin për Republikën e Maqedonisë rekomandohet fillim i negociatave pa zgjatje të mëtutjeshme, dhe njëkohësisht thirret që vendi edhe më tutje të vazhdojë me reformat në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe ruajtjen e marrëdhënieve ndëretnike.

Rezoluta, e cila duhet të miratohet pas debatit të sotëm, është sinjal pozitiv për vendin, andaj për këtë shkak thirret Këshilli, në samitin e paraparë për në mars, ta konfirmojë rekomandimin e Komisionit Evropian për fillim të negociatave pa zgjatje të mëtutjeshme dhe pritet që negociatat të fillojnë në një të ardhme të afërt.       

a

Na ndiqni në:

Click