KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 27 janar 2010, Parlamenti Evropian

U VOTUAN AMANDAMENTET E RAPORTIT PËR MAQEDONINË

Me 56 vota ‘’për’’, 5 ‘’të përmbajtur’’ dhe 5 ‘’kundër’’, Parlamenti Evropian sot i votoi amendamentet e Raportit për Maqedoninë, të parashtruara nga eurodeputeti dhe raportues slloven, z. Zoran Taler, me të cilat kërkohet që në mars të këtij viti vendi të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Unionin Evropian.

Në amendamentet për të cilat dje debatoi Komiteti për Politikë të Jashtme, bëhet thirrje që Brukseli të ndihmojë në procesin e negociatave për kontestin rreth emrit.

‘’Këtë votim e vlerësoj mjaft pozitiv për Maqedoninë. Ky është një sinjal politik mjaft pozitiv nga ana e Parlamentit ndaj Komisionit dhe Këshillit Evropian, para së gjithash për qeveritë në Shkup, Athinë dhe Sofje’’, deklaroi z. Taler.

Në mesin e 80-të amendamenteve për Raportin e Talerit, ndryshime të tyre parashtruan edhe deputetët bullgarë dhe grekë.

Njëherit, z. Taler shprehu brengosje për prolongimin e fillimit të negociatave nga ana e Këshillit të Ministrave në dhjetor dhe se kjo mund të sjellë  deri në përkeqësimin i tensioneve ndëretnike dhe të ketë pasoja negative për stabilitetin rajonal.

a

Na ndiqni në:

Click