KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 21 janar 2010

UE E SHPALLI VITIN 2010 PËR VIT TË LUFTËS KUNDËR VARFËRISË DHE PABARAZISË SOCIALE

Në ceremoninë zyrtare në Madrid, sot Komisioni Evropian dhe kryesimi spanjoll me Unionin Evropian, do ta shpallin vitin 2010 për vit të luftës kundër varfërisë dhe pabarazisë sociale, me moton ‘’Ta parandalojmë varfërinë tani!’’.

‘’Lufta kundër varfërisë dhe pabarazisë sociale është pjesë përbërëse e procesit të tejkalimit të krizës.  Shtresat më të rrezikuara ekonomikisht të popullatës më së shpeshti janë edhe të prekura nga recesioni. Për atë arsye, viti 2010 evropian duhet të shërbej si katalizator për ngritjen e vetëdijes dhe ndërtimin e një shoqërie më të  integruar, që është pjesë e propozim-strategjisë së UE-së për vitin 2020’’, deklaroi kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso.

Statistika tregon se rreth 80 milion evropianë ose 17% e popullatës së Unionit Evropian jeton në varfëri.

Fushatat për ngritjen e vetëdijes në nivel evropian dhe nacional, si dhe qindra projekte nacionale do të financohen prej buxhetit me vlerë prej 17 milion eurosh.


 
 
 
 

a

Na ndiqni në:

Click