KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 15 qershor 2010

UE I PËRKUSHTUAR EUROPERSPEKTIVËS SË BALLKANIT PERËNDIMOR

Këshilli i ministrave të Evropës dje në mbrëmje e vërtetoi ''qartazi përkushtimin e  UE- së në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor’’,dhe njëherit i përshëndeti synimet drejt vendeve të këtij rajoni që i ndërmarrin në drejtim të zbatimit sa më të shpejtë të zbatimit të reformave në sferat kyçe, veçanërisht në sferën e  sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar.

Në konkluzionet për Ballkanin Perëndimor, të cilat ishin miratuar në takimin në Luksemburg, ministrat e punëve të jashtme të UE-së i përshëndetën dhe synimet në rajon në drejtim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i zgjedhin çështjet me të cilat përballen që të ketë përparim në proceset e eurointegrimit, theksoi znj. Ketrin Eshton, përfaqësuese e lartë për polik të jashtme dhe të sigurisë së Unionit Evropian në pres-konferencën në Luksemburg.

Gjatë kohës së takimit të djeshëm të ministrave për punë të jashtme të Unionit, shkurtimisht u bisedua dhe për Republikën e Maqedonisë, por nuk ishin kumtuar detaje për përmbajtjen e bisedimeve.

Përparimi i çdo vendi në rajon varet nga synimet individuale në drejtim të plotësimit të kritereve të Kopenhagut dhe kushtet në kuadër të procesit për stabilizim dhe asocimit, ishte theksuar në konkluzionet.

Këshilli i ministrave të UE-së e përshëndeti dhe rezultatin e takimit të UE-së Ballkanit Perëndimor, të mbajtur më 02 qershor në Sarajevë.


 

a

Na ndiqni në:

Click