KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 3 qershor 2010

UE ME PËRKRAHJE TË PLOTË PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

‘’Mendoj se sot në Sarajevë është lidhur marrëveshje e re ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe UE-së. Marrëveshje rreth të ardhmes, shpresave të reja, marrëveshje për paqe dhe integrim të një numri sa më të madh të vendeve të UE-së’’- theksoi ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, z. Miguel Moratinos, në takimin e djeshëm në Sarajevë, duke e vlerësuar si historik.

Është i nevojshëm angazhim më i madh  i vendeve të rajonit në rrugën drejt pajtimit, si dhe përgjegjësi e të gjitha vendeve - pjesëmarrëse për arritjen e  qëllimeve të vendosura. Përveç kësaj, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të detyruara që t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë reformat e brendshme, të domosdoshme për integrimin evropian.

Pjesëmarrësit e Samitit në Sarajevë u pajtuan se duan të arrijnë përparim dhe rezultate që do të vërehen në jetën e përditshme të qytetarëve, njëherit e përshëndetën vendimin e mëhershëm të Komisionit Evropian, me të cilën rekomandohet heqja e regjimit të vizave për qytetarët e B dhe H dhe Shqipërisë.

UE e shprehu përkrahjen e saj të plotë për vendet e Ballkanit Perëndimor duke potencuar se ato edhe më tej do të ngelin në fokusin e UE-së.

‘‘Duke parë karakterin e konferencës së sotme dhe duke pasur parasysh numrin e pjesëmarrësve, në të vërtetë shohim në tërësi pjesëmarrjen e Ballkanit Perëndimor në proceset evropiane'’, theksoi eurokomesari për zgjerim, z. Shtefan File.

Eurokomesari potencoi se nuk ka bazë që të flitet për lodhje nga zgjerimi, si ndërmjet vendeve-anëtare të UE-së, ashtu edhe ndërmjet vendeve kandidate.

Përveç përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe UE-së në Samitin në Sarajevë, morën pjesë edhe Turqia, Rusia dhe SHBA.
 

 

a

Na ndiqni në:

Click