Njoftimet



E hënë, 26 shtator 2011

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE NË VIZITË STUDIMORE NË BRATISLAVË

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane, i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i komisionit z. Hajrulla Misini, në përbërje: z-nja. Sillvana Boneva, z-nja. Marinella Tusheva dhe z. Orhan Ibrahimi, prej 26 deri më 28 shtator 2011 do të realizojë vizitë studimore në Bratislavë.

Në kornizat e vizitës, delegacioni do të ketë më tepër takime me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, pastaj të Komisionit Evropian në Sllovaki dhe persona tjerë të përfshirë në procesin e BE-së së Sllovakisë, por parashihet edhe takim me anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Këshillit Nacional të Republikës së Sllovakisë.

Qëllimi i kësaj vizite studimore është të këmbehen mendime për proceset eurointegruese të të dyja vendeve, si edhe njohja jonë më e përafërt me përvojat sllovake gjatë kohës së anëtarësimit të Republikës së Sllovakisë në Bashkimin Evropian.

Click