Njoftimet



E hënë, 10 tetor 2011

Diskutim publik me temë: "Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për ndërtim"

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do të mbajë diskutim publik me temë: "Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për ndërtim", i parashtruar nga deputetët Risto Mançev dhe Dimitar Stevananxhija. Diskutimi do të fillojë në ora 11:00, më datë 10 tetor 2011 në sallën "Boris Trajkovski" në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në diskutim do të marrin pjesë përfaqësuesit e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Avokati i Popullit të Republikës së Maqedonisë, profesorë të Fakultetit Juridik "Justinijani i Parë" të Katedrës për të Drejtën Qytetare, studimi i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, dy përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm.

Në diskutim janë ftuar të marrin pjesë kryetari, nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dhe deputetë tjerë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

 

 


 

Click