Njoftimet



E martë, 23 gusht 2011

NDARJA E ÇMIMIT "NËNË TEREZA"

Më 26 gusht 2011 (e premte), në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12.00, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "Nënë Tereza" do ta ndajë çmimin "Nënë Tereza", për realizime të rëndësishme që janë në interes të vendit në sferën e humanitetit dhe solidaritetit të njeriut dhe për stimulimin dhe përparimin e mirëkuptimit dhe zhvillimit të ndërsjellë të bashkëpunimit, si në mesin e popujve, ashtu edhe në mesin e pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme.

Për realizime të rëndësishme në sferën e humanitetit dhe solidaritetit të njeriut, çmimi "Nënë Tereza" i ndahet Sami Nuredinit dhe Shoqatës për Fibrozë Cistike.   


 

Click