Njoftimet



E mërkurë, 16 nëntor 2011

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT PËR OBLIGIMET DHE ANGAZHIMET E VENDEVE-ANËTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS 

Shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Aleksandar Nikolloski dhe anëtari i Delegacionit z. Igor Ivanovski, më 17 nëntor 2011 në Paris, Francë, do të merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Obligimet dhe Angazhimet e vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës (Komisioni Mbikëqyrës). 

Në vitin 2000 me Rezolutën 1213 dhe Rekomandimin 1453 u mbyll procedura për monitorim dhe u fut dialogu pasmonitorues me Republikën e Maqedonisë.   

Në AP KE zhvillohet dialog pasmonitorues edhe me Bulgarinë, Monakon dhe Turqinë, ndërsa Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Armenia, Geruzia, Moldavia, Mali i Zi, Rusia, Serbia dhe Ukraina, ende gjenden në fazën e procedurës së plotë monitoruese.

 

 

Click