Njoftimet



E enjte, 6 tetor 2011

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË MAQEDONISË NË SESIONIN VJESHTOR TË AP TË OSBE-së

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, në përbërje: z-nj. Ana Pavllovska - Daneva, shefe e Delegacionit dhe z. Ziadin Sela, anëtar i Delegacionit, do të marrë pjesë në Sesionin Vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP të OSBE), që do të mbahet prej 7 deri më 10 tetor 2011 në Dubrovnik, Kroaci. 

Në kornizat e Sesionit Vjeshtor, do të mbahen: Konferenca parlamentare me temë:  "Zhvillimi rajonal në Evropën Juglindore - sfidat, mundësitë dhe perspektivat", mbledhja e Komitetit Ekzistues të AP të OSBE-së dhe Forumi Mesdhetar.  

Pritet që deputetëve t'u drejtohen z. Ivo Josipoviq, president i Kroacisë, z-nj. Jadranka Kosor, kryeministre e Kroacisë, z. Luka Bebiq, kryetar i Parlamentit të Kroacisë, z. Petros Eftimiu, kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Lamberto Xanieri, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së, z. Tonino Piculla, nënkryetar i AP të OSBE-së dhe shef i Delegacionit të Kroacisë në AP të OSBE-së, etj.  

Në Konferencën për zhvillim rajonal në Evropën Juglindore, do të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik, integrimin euroatlantik dhe promovimin e stabilitetit afatgjatë në rajon. 

Krahas anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në Konferencë do të marrin pjesë edhe shefat e misioneve të OSBE-së në rajon, përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Kroaci, si dhe biznesmenë dhe ekspertë nga rajoni.

Në mbledhjen e Forumit Mesdhetar, me fokus të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë në Rajon e Mesdheut, pritet pjesëmarrja e delegacioneve nga Parlamentet e Alzhirit, Izraelit, Jordanit dhe Marokos.   

Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e përbëjnë 320 parlamentarë të 56 vendeve të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore. Asambleja siguron forum për diplomacinë parlamentare, mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për plotësimin e përpjekjeve lidhur me çështjet politike, të sigurimit dhe ekonomike, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor.

 

Click