Njoftimet



E hënë, 10 tetor 2011

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË MAQEDONISË NË SESIONIN VJETOR VJESHTOR TË AP TË NATO-s

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i udhëhequr nga z. Talat Xhaferi, në përbërjen e të cilit është edhe anëtari i Delegacionit, z. Pavle Trajanov, mori pjesë në punën e Sesionit Vjetor Vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që u mbajt prej 7 deri më 10 tetor në Bukuresht, Rumani.

Gjatë Sesionit Vjeshtor, e para mbajtjes së mbledhjes së Asamblesë Parlamentare, mbledhje mbajtën Komiteti Politikë, Komiteti për Dimension Civil dhe Mbrojtje, Komiteti për Mbrojtje dhe Siguri, Komiteti për Shkencë dhe Siguri dhe Komiteti për Ekonomi dhe Siguri.

Në Seancën Plenare, pjesëmarrësve u drejtua: z. Karl Llamers, kryetar i AP të NATO-s, z. Mirçev Geoana, kryetar i Senatit të Rumanisë, z-nj. Roberta Anastase, kryetare e Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit të Rumanisë, z. Trajan Basesku, president i Rumanisë, z. Anders Gog Rasmusen, sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe kryesues i Këshillit Veriatlantik.

    

Click