Njoftimet



E mërkurë, 26 tetor 2011  

PJESËMARRJA E DEPUTETIT, Z. ILIJA DIMOSKI, NË SEANCËN E GJASHTË PLENARE VJETORE TË RREGULLT TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË MEDITERANIT 
 
Në organizimin e përbashkët të Asamblesë Parlamentare të Mediteranit dhe Parlamentit të Italisë, nga 27 deri 29 tetor 2011, në Palermo, Itali, do të mbahet Seanca e gjashtë plenare vjetore e rregullt në Asamblenë Parlamentare të Mediteranit.

Në këtë seancë, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të merr pjesë deputeti z.  Ilia Dimovski, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Mediteranit.  

Kësaj seance do t'i paraprijnë mbledhjet e komisioneve të përhershme dhe grupet speciale punuese në të cilat do të debatohet për propozim-rezolutat të përpiluara sipas raporteve të parashtruara nga tre komitetet e përhershme të Asamblesë Parlamentare të Mediteranit, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me: reformat kushtetuese në Bosnjë dhe Hercegovinë, energjinë nukleare, rrjedhën e naftës në Mediteranin, situatën e Lindjes së Afërt, tranizicionet demokratike në Libi, Tunis dhe Egjipt, situatën në Siri, dhunën shtëpiake, migrimet në rajonin e mediteranit, çështjet energjetike në rajonin e mediteranit, ekologjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin me ujërat, ballafaqimin me katastrofat natyrore. 

Këto raporte u shqyrtuan në mbledhjen e përbashkët paraprake të të tre komiteteve të përhershme të Asamblesë Parlamentare të Mediteranit, që u mbajt kah fundi i qershorit të këtij viti në Dubrovnik, Republika e Kroacisë. 

Në seancën pritet që parlamentarëve t'u adresohen personat e shquar politikë: z.  Renato Skiafini, kryetar i Senatit të Italisë; z. Xhanfranko Fini, kryetar i Dhomës përfaqësuese të Italisë; z. Françesko Fratini, ministër i Punëve të Jashtme të Italisë; z.  Pjer Ferdinando Kasini, kryetar nderi i UIP; z.Antonio Martino, kryetar i delegacionit të Italisë në UIP; z. Françesko Kashio, kryetar i Parlamentit Rajonal të Sicilisë, si dhe disa ministra të Punëve të Jashtme të shteteve të përfshirë me "Pranverën arabe". 

Në këtë seancë pritet të zgjidhet kryetar i ri i Asamblesë Parlamentare të Mediteranit, duke pasur parasysh faktin që kryetari i deritanishëm, z. Abdelvahad Radi (Maroko), para do kohe u zgjodh për vendin prestigjioz kryetar i Unionit Interparlamentar. 

 

Click