Njoftimet



E premte, 11 nëntor 2011

VENDOSJA E KURORAVE ME LULE TË FRESKËTA  

Me rastin e 13 Nëntorit - Dita e çlirimit të Shkupit, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e udhëhequr nga znj.Suzana Saliu, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarët z.Vlladimir Gjorcev, z.Rafet Muminoviq, znj.Tanja Tomiq dhe z.Safet Bishevac, do të vendosë kurorë me lule të freskëta.

Më 13 nëntor 2011 (e diel), në ora 10:00, delegacioni do të vendosë kurorë me lule të freskëta në Përmendoren e çlirimtarëve të Shkupit në Varrezat e Partizanëve në Butel.  

Në ora 10:00 delegacioni do të vendosë kurorë me lule të freskëta në rrugicën e qytetarëve të denjë në varrin e gjeneralit Mihajllo Apostollski në Butel.

Në ora 11:30 delegacioni do të vendosë kurorë me lule të freskëta në përmendoren e çlirimtarëve të Shkupit para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Click