Aktivitetet

E enjte, 29 shtator 2011

MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane sot mbajti mbledhje të përbashkët në të cilën u debatua për Planin Aksionar për aktivitetet që duhet të ndërmerren, e që dalin nga rekomandimet e Komisionit Evropian. 

Në mbledhjen e Këshillit ishin të pranishëm: z. Atilla Pinter, këshilltar dhe zëvendësshef i misionit të ambasadës së Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, z-nja. Marine Kurte, këshilltare për integrime evropiane dhe çështje juridike në Delegacionin e BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe z. Andrej Kalinovski, këshilltar në ambasadën e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë. 

Planin Aksionar e arsyetoi z-nja. Teuta Arifi, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e detyruar për çështje evropiane. Në fjalimin e vet, z-nja. Arifi para anëtarëve dhe përfaqësuesve të Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane theksoi se Plani Aksionar është përgjigje e listës së detyrave të marra nga ana e komisarit evropian për zgjerim z. Shtefan Fule dhe drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të KE-së, z. Stefano Sanino.

Plani Aksionar adreson disa çështje të rëndësishme, përbëhet nga disa sfera, duke filluar nga pikat e lidhura me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, miratimin e programit aksionar dhe kornizën për financim të administratës lokale, për programin për zbatimin e dekadës së romëve. Sfera e dytë e Planit Aksionar i përfshinë reformat në administratën publike me rolin kryesor të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës si koordinator i reformës në sferën. Në këtë sferë u kushtohet një vëmendje e posaçme standardeve për punësim - tolerancë zero për vendet e kurdisura pune. Është miratuar propozimi i MShIA-së lidhur me procesin e testimit të administratorëve të rinj, e sipas sistemit të ri mundësohen 500 pyetje të reja. Ideja e Bashkimit Evropian është se mund të bëhet më tepër, jo vetëm në kuantitetin, por edhe në kualitetin e përfshirjes së administratorëve të rinj të bashkësisë, me çka përgjigjet me sistem të trajnimeve për të punësuarit e rinj.   

Reformat në gjyqësi janë sfera e tretë e Planit Aksionar ku theksi kryesor vendohet në nevojën që të përshpejtohet puna e Gjykatës Administrative, përshpejtimin e afatit ligjor për punësim të gjykatësve dhe prokurorëve publikë nga kandidatët e Akademisë për trajnim të gjykatësve dhe prokurorëve, zhvillimin e statistikës për sigurimin e të dhënave të sakta për zbatim të efikasitetit të sistemit gjyqësor, si dhe përkufizimin e qartë të bazës për masat disiplinore dhe shkarkimin e gjykatësve.

Në aspekt të çështjeve lidhur me luftën kundër korrupsionit, në Planin Aksionar parashihen ndryshime në autorizimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në pjesën e përgjimit, si dhe ndryshime të Ligjit për përcjelljen e komunikimeve dhe Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave, me qëllim të futen kontrollime në përmbajtjen e deklaratës për interes dhe të sigurohet harmonizimi i plotë me Ligjin për financim të partive politike.

Lidhur me rekomandimet për sferën e lirisë së shprehjes veprohet përmes disa aktiviteteve: trajnimit të detyrueshëm për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët me kompetencë të veprojnë me rastet e shpifjes, prej Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë dërgohet informatë për praktikat evropiane për rastet e dekriminalizimit të shpifjes.

Organizimi i tryezës së rrumbullakët i përkushtuar ndërtimit të dialogut me mediet u vlerësua pozitivisht në Bruksel me ç'rast u kërkua të mbahet një vazhdimësi me temën.

Lidhur me rekomandimet në sferën e të drejtës së Bashkimit, me Planin Aksionar përgjigjet me harmonizim në taksat në sferën e doganës, si dhe lidhur me energjetikën me ndryshimin e tarifave për energjinë elektrike.  

Zonja Arifi informoi se me marrjen e Raportit të KE-së për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2011, do të përgatitet plani i ri aksionar që do t'i adresojë vërejtjet e Raportit.  

Në debatin e mbledhjes së përbashkët të Këshillit Nacional dhe Komisionit për Çështje Evropiane, me diskutime, sugjerime dhe rekomandime të veta, morën pjesë: z. Jani Makraduli, z. Gordan Georgiev, z. Antonio Milloshoski, z. Pavle Trajanov, z-nja. Cvetanka Ivanova, z-nja. Marinella Tusheva, z. Ziadin Sela, deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, z. Dimitar Mirçev anëtar i Këshillit Nacional dhe përfaqësues i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe z. Naser Selmani i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Click