Udhëheqja parlamentare



E premte, 15 shtator 2011

KRYETARI VELJANOVSKI REALIZOI TAKIM ME NËNKRYETARIN E KOMITETIT TË PËRHERSHËM TË KONGRESIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS Z. SANG GUOVEI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Veljanovski në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të lartë kinez nga Kongresi Popullor i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, realizoi takim me nënkryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor, z. Sang Guovei

Në takimin ishin të pranishëm anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Republikës Popullore të Kinës:  z.Sun Vensheng, z.Ren Maodong, z.Xhang Baixhia dhe z.Li Xhiang, ndërsa nga ana maqedonase ishin të pranishëm koordinuesit e grupeve parlamentare:   znj.Sillvana Boneva, z.  Talat Xhaferi, z.Igor Ivanovski, z.Goran Misovski, z.Rejhan Durmishi dhe deputetët z.Antonio Milloshovski, z.Aleksandar Spasenovski, z.Gordan Georgiev dhe z.Mende Dinevski.

Në fillim të takimit Kryetari Veljanovski shprehu falënderim për pritjen dhe nderin që iu bënë delegacionit maqedonas gjatë vizitës së vitit të kaluar në Republikën Popullore të Kinës dhe shprehu kënaqësi për vizitën kthyese, si vërtetim për përgatitje të ndërsjellë për avancimin e marrëdhënieve dhe për intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit në të gjitha sferat që janë me interes të përbashkët.

Kryetari Veljanovski potencoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës zhvillohen në frymën e miqësisë, në frymën e të kuptuarit të ndërsjellë dhe respektimit të ndërsjellë të sovranitetit, integritetit territorial dhe barabarësisë së të dy shteteve dhe se Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj veçanërisht e vlerësojnë qëndrimin parimor të Republikës Popullore të Kinës në lidhje me pranimin e emrit tonë kushtetues dhe përkrahjen që na i jep.  Ai gjithashtu shprehu bindjen se intensifikimi dhe avancimi i marrëdhënieve politike në vete sjell përfitim të madh për qytetarët, ndërsa kjo është përhapje dhe përforcim i bashkëpunimit ekonomik dhe se nga ana maqedonase ekziston interes të fuqishëm për forma më të larta të bashkëpunimit ekonomik, transferit të teknologjisë dhe pjesëmarrjes së përbashkët në tregjet e treta.

Në takimin, Kryetari Veljanovski shprehu falënderim për ndihmën dhe mundësinë e dhënë që Republika e Maqedonisë të merr pjesë në ekspozitën botërore Shangaj EKSPO 2010 dhe para gjithë botës të prezantohet me trashëgiminë e saj të pasur kulturore dhe historike, por edhe me ndërtimin e shoqërisë urbane mbi arritjet në sferën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë. 

Nënkryetari i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Republikës Popullore të Kinës z.  Sang Guovei, duke shprehur falënderim për mundësinë për vizitë në Republikën e Maqedonisë përcolli përshëndetje nga Kryetari i Republikës Popullore të Kinës, z.Hu Xhintao dhe nga Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor, z.Vu Banguo.
Z.Guovei e potencoi rëndësinë e vizitës së vjetshme të delegacionit maqedonas në Republikën Popullore të Kinës, e kryesuar nga Kryetari Veljanovski, në drejtim të afrimit dhe avancimit të marrëdhënies ndërmjet të dy dhomave legjislative dhe shprehu bindje se edhe kjo vizitë do të kontribuojë për vazhdimësinë e marrëdhënieve të mira të të dy vendeve, të cilat deri më tani kishin trend rritës.

Ai shprehu kënaqësi nga fakti që të dy vendet gëzojnë miqësi të sinqertë dhe të hapur të popujve të tyre, si dhe shprehu kënaqësi për respektimin e ndërsjellë të të dy vendeve dhe për përkrahjen që e japin lidhur me çështjet që kanë interes të ndërsjellë.  Në atë drejtim, theksoi se Republika Popullore e Kinës e çmon shumë përkushtimin dhe përcaktimin e Republikës së Maqedonisë në lidhje me çështjen për një Kinë.

Z.Guovie theksoi se Republika Popullore e Kinës e kupton nevojën dhe dëshirën e Republikës së Maqedonisë që ta shfrytëzojë emrin e saj kushtetues dhe beson se kontesti i emrit me Greqinë, mund të tejkalohet vetëm me dialog konstruktiv dhe se Republika Popullore e Kinës e përfaqëson mendimin se të gjitha vendet, pavarësisht a janë vende të vogla ose të mëdha, të pasur ose të varfër, të fuqishëm ose më pak të fuqishëm janë të barabartë para organizatave ndërkombëtare.

Në shenjë të miqësisë dhe respektimit të ndërsjellë, Kongresi Popullor i Republikës Popullore të Kinës siguroi donacion për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë vizitës në Republikën e Maqedonisë, Delegacioni i Kongresit Popullor i Republikës Popullore të Kinës do të realizojë takime edhe me Kryetarin e Republikës së Maqedonisë, z. Gjorgje Ivanov dhe me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z.  Nikolla Gruevski.  

Click