Njoftimet



E hënë, 31 janar 2011 

NJOFTIM I DREJTPËRDREJTË ME FORMAT E BASHKËPUNIMIT TË AFËRT RAJONAL KARAKTERISTIKË E SHTETEVE BALTIKE

Delegacioni i Grupit parlamentar për bashkëpunim me parlamentet e vendeve baltike: Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, në përbërje të Liljana Popovskas, Oliver Aleksovskit dhe Zumrete Jakupit, do të realizojë vizitë në Lituani dhe Letoni nga 31 janari deri më 3 shkurt 2011.

Gjatë vizitës në Lituani, delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë do të takohet me nënkryetarin e parlamentit lituanes, me kryetarin dhe anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor, me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, me anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, si edhe me zëvendësministrat e Punëve të Jashtme dhe Ekologjisë.  

Në Letoni, gjatë vizitës, delegacioni do të takohet me anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, me anëtarët e Komisioneve për Politikë të Jashtme, për Çështje Evropiane, për të Drejtat e Njeriut dhe Çështje Publike, pastaj me ministrin e Punëve të Jashtme, zëvendësministrin e Ekologjisë dhe Zhvillimit Rajonal, si dhe me kryetarin e Komunës së Rigës.

Vizitat kanë për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm të suksesshëm me parlamentet e këtyre dy shteteve mike, si dhe shkëmbimit të përvojave për punën e parlamentit në arritjet e standardeve për integrim euroatlantik.  Gjithashtu, këto vizita do të shfrytëzohen për njoftimin direkt me format e bashkëpunimit të afërt rajonal që është karakteristikë e shteteve baltike. 

Click