Njoftimet



E mërkurë, 23 shkurt 2011

PJESËMARRJA NË SESIONIN DIMËROR TË KP TË OSBE-SË NË VJENË

Deputeti, Z. Hisen Xhemaili, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të OSBE-së do të marrë pjesë në Sesionin dimëror të KP të OSBE-së, që do të mbahet më 24 dhe 25 shkurt 2011 në Vjenë, Austri.

Në kornizat e Sesionit dimëror do të mbahen mbledhje të ndara të të tre Komisioneve të KP-së  të OSBE-së, mbledhja e Komitetit të Përhershëm, si dhe dy debate speciale me temë: “Migrimi, integrimi dhe dialogu multietnik në OSBE" dhe “Gjendja vijuese e Mediteranit”. 

Pritet që deputetëve tu drejtohen Z. Hajnc Fisher, President i Austrisë, Z. Audronius Azhuballis, ministër i Punëve të Jashtme të Lituanisë  dhe kryesues me OSBE-në, Znj. Barbara Pramer, Kryetare e Parlamentit të Austrisë, Z. Knut Vollebek, komesar i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Znj. Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e mediumeve, Z. Mark Perin D Brishanbo, Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së, Z.  Janez Llenarçiç, drejtor i Zyrës së OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut (OSBE/ODIHR) dhe përfaqësues tjerë të lartë të OSBE-së dhe ekspertë. 
 
 

Click