Njoftimet



E martë, 2 shkurt 2011

SEANCË PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti Evropian, sot dhe nesër, do të mbajë seancë plenare në Bruksel, në të cilën do të debatohet për prioritetet e BE-së të strategjisë energjetike me Këshillin dhe Komisionin, para takimit të Këshillit Evropian më 4 shkurt, që do të fokusohet në energjetikë dhe inovacione.

Gjatë hapjes së seancës, Kryetari i Parlamentit Evropian, z.  Jerzhi Buzek, do të mbajë fjalim për njohjen e gjenocidit mbi Romët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nesër, eurodeputetët do të votojnë për rregullat e aktualizuara për përmirësimin e mbledhjes dhe riciklimit, si edhe për pengimin e eksportit jolegal të mbeturinave të tilla.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe situata aktuale politike në Tunizi, si dhe statusi u Sudanit Jugor pas referendumit të paradokohshëm.  

Në rend dite, mes tjerash, do të jenë edhe çmimet e prodhimeve ushqimore, duke marrë parasysh atë që nga viti 2009 ato janë të rritur dhe të paqëndrueshëm, që ndikon në prodhuesit dhe konsumatorët në BE dhe në vendet në zhvillim.


 

Click