Njoftimet



E premte, 11 mars 2011

TAKIMI I KËSHILLIT NACIONAL PËR EURO INTEGRIME ME ZNJ. SANDRA KALLNIETE 

Në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë do të qëndroj Znj. Sandra Kallniete, deputete në Parlamentin Evropian dhe referuese për politikat e reja në sferën e bujqësisë për vendet e reja anëtare të Bashkimit Evropian, ish ministre e Punëve të Jashtme të Letonisë dhe ish anëtare e Komisionit Evropian e angazhuar për bujqësi dhe peshkatari.

Në kuadër të vizitës së saj Znj. Sandra Kallniete do të realizoj takim me anëtarët dhe përfaqësuesit e Këshillit Nacional për Eurointegrime.

Në takim janë ftuar edhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Politikë të Jashtme, Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE dhe Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave.

Takimi do të mbahet më 18 mars (e premte) 2011 prej orës 14.00 deri në orën 15.00, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Salla "Boris Trajkovski" dhe do të jetë i hapur për mediumet.


 

Click