KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 8 prill 2011

DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE

Sot, 8 prilli, është Dita Ndërkombëtare e Romëve, që shënohet nga viti 1971, kur në Kongresin e parë botëror të Romëve në Londër është vendosur që emri i vetëm për këtë popull të jetë Romët, është miratuar flamuri kaltër-gjelbër, ndërsa kënga "Xhelem, xhelem" është shpallur si himni i  Romëve. 

Kryetari i Asambles Parlamentare të Këshillit të Evropës, Z.  Mevlut Çavushogllu, me rastin e ditës së sotme, apeloi që të forcohet zëri i Romëve në nivel lokal, nacional dhe ndërkombëtar. 

“Romët janë pakica më e madhe evropiane, të pranishëm në pothuajse secilin nga 47-të shtetet-anëtare të Këshillit të Evropës, por pjesëmarrja e tyre në jetën politike është minimale.  Kjo është totalisht gabim, posaçërisht sepse kjo pakicë vazhdon të jetojë në kushte shokuese në disa pjesë të Botës, ballafaquar me dhunë dhe diskriminim", deklaroi Z.   Çavushogllu.

Këshilli i Evropës bëri hap të rëndësishëm me ndihmesën për formimin e Forumit Evropian të Romëve dhe rrugëtarëve, me të cilin mundësohet që zëri rom të dëgjohet në çdo nivel evropian. 

Dita e Romëve festohet në Evropë, Amerikë, Afrikë, Azi dhe Australi.  Ato edhe pse jetojnë gjithkah nëpër botë, përsëri nuk kanë shtetin e tyre amë.  Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002, në Republikën e Maqedonisë ka rreth 53.879 Romë ose 2.66% e popullsisë së përgjithshme.  Komuna Shuto Orizare  është komuna e vetme në botë ku shumica janë Romë, por njëherazi edhe komuna e vetme në botë ku gjuha rome është zyrtare, krahas gjuhës maqedonase.  

a

Na ndiqni në:

Click