KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 21 mars 2011

DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DISKRIMINIMIT RACOR 

Sot, më 21 mars, shënohet Dita ndërkombëtare kundër diskriminimit racor. Këshilli i Evropës është i vendosur ta vazhdojë punën e tij në këtë fushë, përmes të gjitha mjeteve me të cilat disponon, me qëllim që asnjë të mos ekspozohet në diskriminim ose urrejtje në bazë racore,  në bazë të ngjyrës së lëkurës, gjinisë, gjuhës, religjionit, prejardhjes dhe ngjashëm.

“Në Evropën e sotshme, përplot me dallime, nuk guxojmë ta harrojmë principin themelor – se të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë sipas dinjitetit dhe të drejtave.  Tash, më shumë se kurdoherë, duhet tu përgjigjemi sfidave të ndryshimeve në shoqëri, të luftojmë kundër të gjitha formave të racizmit dhe ksenofobisë", deklaroi Z.  Ahmet Davutogllu, kryetar i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Për shkak se diskriminimi është problem i madh në Evropë, foli edhe komisari për Të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Z.  Tomas Hamarberg.

Ai theksoi se çrrënjosja e tij do ta bëjë kontinentin tonë vend më të mirë për jetesë, ndërsa strukturat nacionale për nxitje të barabarësisë janë aktorët kryesorë në këtë ngjarje dhe duhet të jenë të mbështetur nga liderët politikë.

Kuvendi i përgjithshëm i OKB-së e shpalli 21 marsin për Ditë ndërkombëtare kundër diskriminimit racor në vitin 1966, me apel për bashkësitë në të gjithë botën që t’i rritin përpjekjet e tyre, me  çka do të eliminoheshin  të gjitha llojet e diskriminimit racor.  

a

Na ndiqni në:

Click