KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 7 prill 2011

EURODEPUTETËT THANË "PO" LIDHUR ME REZOLUTËN PËR PROGRESIN E MAQEDONISË

Me 506 vota "për” dhe me 44 “kundër” dhe “të përmbajtur”, Parlamenti i Evropës e miratoi Rezolutën për progresin e Republikës së Maqedonisë në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në Rezolutë edhe njëherë rekomandohet fillimi urgjent i negociatave për anëtarësim në BE, me keqardhje që Këshilli i BE-së nuk i ka përcjellë rekomandimet e deritanishme të Parlamentit dhe Komisionit Evropian.

Pengesë kryesore për fillimin e negociatave edhe më tej mbetet kontesti për emrin me Greqinë.  Në këtë kontekst, eurodeputetët rekomandojnë që të dy vendet sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje reciproke të pranueshme.

 Gjithashtu, rekomandohet që vendi jonë të vazhdojë me procesin reformues në jurisprudencë, lirinë e mediumeve, dialogun politik, administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.  Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, anëtarët e Parlamentit apelojnë që të gjitha partitë politike të kenë rol aktiv dhe konstruktiv. 

Dokumentin, i cili më 16 mars u aprovua nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, mbrëmë gjatë kohës së debatit për progresin e Republikës së Maqedonisë drejtë BE-së, e mbrojti referuesi i përkohshëm për vendin tonë, eurodeputeti bullgar Kristijan Vigenin.

 


 

a

Na ndiqni në:

Click