KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 3 mars 2011

EUROPARLAMENTI SHËNOI DITËN NDËRKOMBËTARE TË GRUAS

Me një varg ngjarjesh në të cilat do të theksohen arritjet e deritanishme ekonomike, politike dhe sociale të grave, Parlamenti Evropian prej 3 deri më 8 mars në Bruksel dhe në Strasburg do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të gruas. Do t'i kushtohet vëmendje edhe pabarazisë ndërmjet gjinive e cila akoma ekziston, varfërisë së grave, dallimeve në rroga, qasjes në vendet e punës, si edhe çështjen e amësisë. 

Komiteti për të drejtat e grave dhe barazisë ndërmjet gjinive, sot do të mbajë takim ndërparlamentar me temë "Gratë në politikë në Bashkimin Evropian", që do të përqendrohet në atë si të rritet pjesëmarrja e grave në politikë.

Më 8 mars, Europarlamenti në mënyrë formale do të shënojë Ditën ndërkombëtare të gruas.   

 

a

Na ndiqni në:

Click