KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 5 prill 2011

KRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN E HAPI SEANCËN PLENARE NË STRASBURG 

Duke folur për gjendjet aktuale në Kontinentin e vjetër dhe në botë, Kryetari i Parlamentit Evropian, Z.  Jerzhi Buzek, e hapi seancën plenare, e cila ka filluar mbrëmë, ndërsa do të zgjas deri më 7 prill në Strasburg.  

Në fjalimin hyrës, ai e përmendi 25 vjetorin e katastrofës nukleare në Çernobil, e cila përfundon me 26 prill, dhe fatkeqësinë ajrore të vitit të kaluar në Smollensk, në të cilën humbën jetën 96 persona nga Polonia, duke përfshirë edhe Presidentin e shtetit, Z.  Lleh Kaçinjski dhe 18 parlamentarë polak.  

Njeriu i parë i Parlamentit Evropian, gjithashtu, bëri thirrje për vënien fund të dhunës në Bregun e Fildishtë, me apelin që Lloren Gbagbo ta dorëzon pushtetin. 

Ai potencoi edhe rastin me Troj Dejvis, i cili është në dënim me vdekje në SHBA, duke thirrur që ky dënim të rindryshohet në burgim të përjetshëm.

Zotëri Buzek foli edhe për gjendjen në Japoni, me këtë rast theksoi se eurodeputetët janë me popullin japonez, i cili u ballafaqua me tërmetin, cunamin dhe katastrofën nukleare.

Në fund, Kryetari i Parlamentit Evropian theksoi se duhet të ndërmerren masa në lidhje me akuzat për korrupsion kundër disa anëtarëve të Parlamentit. 

Nesër, në rend të ditës para eurodeputetëve do të jetë edhe progresi i Republikës së Maqedonisë drejtë anëtarësimit në BE dhe NATO, ndërsa të enjten do të votohet për rezolutën. 


 

a

Na ndiqni në:

Click