KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 22 mars 2011

MBLEDHJA E KONGRESIT TË PUSHTETEVE LOKALE DHE RAJONALE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Prej 22 deri më 24 mars në Strasburg, do të mbahet mbledhja e 20-të e Kongresit të pushteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, gjatë të cilës do të mbahet debati për reformat e Këshillit të Evropës dhe rolin e Kongresit.

Përmasat lokale dhe rajonale të të drejtave të njeriut do të jenë në fokusin e diskutimit të sotshëm, e gjithashtu do të bëhet fjalë edhe për pozitën e Romëve në Evropë.

Ndër tjerash, në mbledhjen treditore në Pallatin e Evropës, do të flitet edhe për përforcimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, ndërsa në rendin e ditës do të jenë edhe raportet për gjendjen e demokracisë lokale në Maltë, demokracisë rajonale dhe lokale në Turqi, Austri dhe Rumuni, si dhe raporti i vëzhgimit të zgjedhjeve komunale në Ukrainë më 31 tetor 2010. 

Gjithashtu, do të ketë debate edhe për progresin ndërfetar dhe ndërkulturor në nivel lokal, rolin e ombudsmenëve rajonal, energjinë dhe efektivitetin energjetik në nivel rajonal, Javën Evropiane të demokracisë lokale, mbrojtjen e qyteteve nga fatkeqësitë elementare dhe për rajonet me status të veçantë.   

a

Na ndiqni në:

Click