KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 14 prill 2011

PARLAMENTI EVROPIAN ANGAZHOHET PËR PERSPEKTIVË EVROPIANE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

“Evropa duhet të jetë e hapur për zgjerim, ndërsa vendet e rajonit duhet ta kryejnë detyrën e tyre të shtëpisë”, theksoi Kryeministri i Hungarisë, Z.  Viktor Orban, në Takimin e përbashkët parlamentar në Bruksel me temë "Ballkani Perëndimor – drejtë një Evrope më të integruar”.

Kryetari i Komisionit Evropian, Z.  Zhoze Manuel Baroso, gjithashtu, u pajtua se Evropa e sheh Ballkanin Perëndimor si pjesë të familjes evropiane. 

Në hapjen e mbrëmshme të seancës dyditore, Kryetari i Parlamentit Evropian, Z.  Jerzhi Buzek, theksoi se Parlamenti Evropian  angazhohet fortë për  perspektivë evropiane të këtyre vendeve.

Kryetari i Parlamentit të Hungarisë dhe njëherazi bashkëkryetari i seancës, Z.  Llasllo Kover, potencoi se mbrojtja e kulturave lokale dhe bashkëjetesa paqësore janë forca të Evropës. 

Në debatin për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu, u kyçën edhe Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Z.  Lluka Bebiq si dhe udhëheqësja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Znj. Sonja Biserko.

a

Na ndiqni në:

Click