KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 6 prill 2011

PARLAMENTI EVROPIAN DEBATON PËR PROGRESIN E MAQEDONISË DREJTË BE-SË

Sot dhe nesër në agjendën e seancës plenare të Parlamentit Evropian gjendet progresi i Republikës së Maqedonisë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.  Gjatë ditës së sotme do të debatohet për Rezolutën e cila u aprovua më 16 mars nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ndërsa nesër do të votohet për të njëjtën. 

Në vend të referuesit të deritashëm për Maqedoninë, eurodeputetit slloven, Z.  Zoran Taller, i cili dha dorëheqje pas skandalit me korrupsionin, Dokumentin do ta mbroj eurodeputeti nga Bullgaria dhe referuesi i ri për vendin tonë, Z.  Kristijan Vigenin.

Në Rezolutë kërkohet hapje urgjente e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Union, me keqardhje që Këshilli i BE-së nuk i ka përcjellë rekomandimet e deritanishme të Parlamentit dhe Komisionit.

Eurodeputetët edhe njëherë u rekomandojnë Maqedonisë dhe Greqisë t’i zgjidhin problemet bilaterale në frymën e fqinjësisë së mirë. 

Rezoluta kërkon nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së të fillojnë me përpunimin e mekanizmit për arbitrazh, i cili do të mundësonte që të zgjidhen problemet bilaterale ndërmjet shteteve-kandidate për anëtarësim me shtetet-kandidate ose anëtare të BE-së dhe ndërmjet shteteve-anëtare të BE-së.

Nga komisari për Zgjerim, Z.  Shtefan File, kërkohet të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes lidhur me çështjen e emrit dhe të propozojë masa politike, duke i respektuar në tërësi procedurat për negociata të cilat janë në rrjedhë në KB. 

Në dokument, gjithashtu, bëhet fjalë edhe për lirinë e mediumeve, marrëdhëniet ndëretnike dhe situatën e brendshme politike në vendin tonë. 

Përndryshe, për Rezolutën janë parashtruar gjithsej nëntë amendamente, që kanë të bëjnë me emrin dhe përdorimin e mbiemrit "maqedonas".  

a

Na ndiqni në:

Click