KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 16 mars 2011

PARLAMENTI EVROPIAN E MIRATOI PROJEKT-REZOLUTËN PËR PROGRESIN E MAQEDONISË

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, me 49 vota “për”, 7 “kundër” dhe 3 “përmbajtur”, pasdite e miratoi Projekt-Rezolutën për progresin e Maqedonisë, e përgatitur nga eurodeputeti slloven, Z.  Zoran Taller.

U arritën 14 amendamente  kompromisëse  për tekstin e ri të Rezolutës, duke miratuar edhe rreth 50 amendamente të tjera nga gjithsej 152 amendamentet e parashtruara.

Rekomandimi kyç në Rezolutë është që Maqedonia sa më shpejtë të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

“Qëllimi jonë është që Maqedonia t’i bashkëngjitet BE-së në një të ardhme të afërt.  Për këtë Parlamenti Evropian  rekomandon që negociatat aderuese të fillojnë menjëherë, për çka  dy herë u konfirmua dhe u kërkua edhe nga Komisioni Evropian”, deklaroi eurodeputeti Taller.  

Në Rezolutë, gjithashtu, përfaqësuesja e  lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguruese, Znj. Ketrin Eshton dhe komisari për Zgjerim, Z.  Shtefan File, u ftuan që në mënyrë më aktive të angazhohen për gjetjen e zgjidhjes në kontestin për emrin me Greqinë.  

Në njërin prej amendamenteve kompromisëse, insistohet që “të dy anët t’i zgjidhin problemet  bilaterale në frymën e fqinjësisë së mirë, duke mbajtur llogari për interesin e përgjithshëm të BE-së”.

Teksti final i dokumentit do të publikohet së shpejti nga shërbimet e Parlamentit Evropian, qëkur do të kontrollohen rezultatet e votimit të sotshëm.

Pas votimit në Komisionin për Punë të Jashtme, Rezoluta për Maqedoninë do të shtrohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian, e caktuar për në prill, në Strazburg.

a

Na ndiqni në:

Click