KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 9 mars 2011

PARLAMENTI EVROPIAN MIRATOI REZOLUTA PËR ROMËT, PËR TURQINË DHE MALIN E ZI

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, e cila u mbajt prej 7 deri 10 mars në Strasburg, sot, ndër tjerash, u miratuan Rezolutat për Romët, për Turqinë dhe Malin e Zi.

U miratua Rezoluta, në të cilën thuhet se 10 deri 12 milion Romë në Evropë duhet të kenë dobi prej standardeve të obligueshme minimale në nivel të Bashkimit Evropian për përmirësimin e qasjes së tyre në punësim, arsim, banesë dhe  mbrojtje shëndetësore. 

Rezoluta sugjeron në mbrojtjen më të mirë të të drejtave themelore dhe shfrytëzimin e mjeteve financiare të BE-së. Në të thuhet se Romët durojnë diskriminim dhe luftojnë kundër pamundësisë dhe të drejtave të shkelura të njeriut. 

U miratuan edhe dy Rezoluta për progresin e Turqisë dhe Malit të Zi në bisedimet për anëtarësim në BE.  Parlamenti Evropian në to shpreh brengosje për progresin e ngadalshëm në lidhje me të drejtat e njeriut dhe reformat kyçe në Turqi, ndërsa u përshëndet progresi i Malit të Zi, ku ende duhet të punohet në fushën e korrupsionit.

Në lidhje me ngjarjet e padëshirueshme në Afrikën Veriore, posaçërisht për Libinë, Kryetari i Parlamentit Evropian theksoi se ato janë test kyç për Bashkimin Evropian dhe potencoi se prioritet është të tejkalohet kriza humanitare. 

Mbrëmë Parlamenti Evropian e shënoi 100 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me debat dhe votim të të dy Rezolutave, të parashtruara për Komisionin për të Drejtat e Grave, njëra për barabarësinë ndërmjet gjinive, ndërsa tjetra për gruan e varfër.  Gjithashtu u miratua edhe rezoluta e tretë për zvogëlim të jobarazisë  në shëndetësi. 

Njeriu i parë i Parlamentit Evropian, z.   Jerzhi Buzek, deklaroi se 25% gra në Parlament nuk është mjaftueshëm dhe duhet të rritet prania e tyre.  

Në rendin e ditës para anëtarëve të Parlamentit ende ndodhen  marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe BE-së, si dhe prioritetet e Buxhetit për vitin 2012.  

a

Na ndiqni në:

Click