KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 17 shkurt 2011

PËRFUNDIMI I SEANCËS SË PARLAMENTIT EVROPIAN

Në seancën e mbrëmshme plenare në Strasburg, Parlamenti Evropian e miratoi Rezolutën në lidhje me negociatat për anëtarësim të Kroacisë në Bashkimin Evropian, që mund të përfundojnë në pjesën e parë të vitit 2011 me kusht që vendi të vazhdojë me realizimin e suksesshëm të reformave. 

Lufta kundër korrupsionit, përkrahja e kthimit të refugjatëve dhe ristrukturimi i kantierit të anijeve janë sfidat me të cilat ballafaqohet ky vend.

Pas dy vjet e gjysmë negociatash, anëtarët e Parlamentit Evropian sot dhanë "dritë të gjelbër" për ratifikimin e marrëveshjes së BE-së për tregti të lirë me Korenë Jugore.

Eurodeputetët diskutuan edhe për situatën në Egjipt, pas rrëzimit së Presidentit  Hosni Mubarak, për atë se si 80 milion egjiptian janë drejtuar para detyrës së rëndë për krijimin e rendit të ri demokratik. 

Gjithashtu, Parlamenti Evropian miratoi rregulla të reja për të drejta më të mëdha të udhëtarëve në qarkullimin e autobusëve, ndërsa aprovoi edhe ligj të ri të cilin  zyrtarisht duhet ta konfirmoj Këshilli i  Ministrave, ndërsa ka të bëjë me pengimin e shitjes së barnave të falsifikuara përmes internetit. 

a

Na ndiqni në:

Click