KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 7 prill 2011 

PËRFUNDOI DEBATI PËR PROGRESIN E MAQEDONISË DREJTË BE-SË, PASON VOTIMI PËR REZOLUTËN 

Republika e Maqedonisë arriti progres të rëndësishëm në më shumë fusha, por edhe më tej doemos të punojë në procesin reformues në sistemin e jurisprudencës, lirinë e mediumeve dhe dialogun politik, ndërsa shkaku kryesor që negociatat për hyrje në Bashkimin Evropian nuk kanë filluar, është kontesti për emrin me Greqinë - u theksua në debatin e mbrëmshëm për progresin e Maqedonisë drejtë anëtarësimit në BE, në kornizat e seancës plenare të Parlamentit Evropian

Referuesi i përkohshëm për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti bullgar Kristijan Vigenin, e thirri Qeverinë e ardhshme maqedonase, me gjithë legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme parlamentare, të angazhohet për zgjidhjen e emrit dhe reformat për anëtarësim në Union. 

Eurokomisari për Zgjerim, Z. Shtefan File dhe ministrja hungareze, Znj. Eniko Gjori, vendi i së cilës kryeson me BE-në, e vlerësuan Raportin si të ekuilibruar dhe theksuan se Maqedonia ka arritur progres të rëndësishëm në shumë sfera, por edhe më tej duhet të punojë në reformat.  

Numri më i madh i eurodeputetëve shprehin keqardhje që vendi jonë ende nuk ka filluar bisedimet për anëtarësim në BE edhe krahas rekomandimeve që i dha Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian.

Sot në Strasburg do të votohet për Rezolutën, për të cilën janë parashtruar gjithsej dhjetë amendamente nga deputetë grek dhe bullgar, që kanë të bëjnë me emrin dhe përdorimin e mbiemrit “maqedonas”. 


 

a

Na ndiqni në:

Click